Të gjitha ato nxënës të cilët do të regjistrohen në dy drejtimet Veterinari dhe Bujqësi, do te marrin bursa nga qeveria Shqiptare. Një fakt i tille është konfirmuar nga Drejtori i Shkollës profesionale Kombëtare, “Ndre Mjeda” Shkelqim Shimaj, i cili ne një interviste për Star Plus TV, ka shpjeguar proçedurat qe po ndiqen për regjistrimet ne këtë shkolle te nivelit kombëtar qe ndodhet ne Bushat, te Bashkisë Vau Dejës.

Shkolla e Mesme profesionale kombëtare” Ndre Mjeda”, është një nga institucionet arsimore me standardet me te larta sa i takon arsimit profesional ne Qarkun e Shkodrës, duke rritur vit pas viti, përformancen tashme edhe fale kushteve te konviktit qe ofrohen pranë kësaj shkolle duke ofruar mundësi për studente edhe nga zona te tjera te vendit.

Artikulli paraprakPERFAQESUES TE SHTETIT TE ZVICRES VIZITOJNE BASHKINE SHKODER
Artikulli tjetërMIS MALËSIA, KURORËZOHET MISS FREEDOM