Shkollat profesionale po ngjallin interesin e shumë të rinjve, kryesisht atyre që duan të profilizohen në drejtimin e përpunimit të drurit. Në shkollën pyjore “Kolë Margjini” në qytetin e Shkodrës, më shumë se 30 nxënës janë regjistruar në njërin nga programet që ofrohen në këtë shkollë.
Drejtori, Agron Ceka bën të ditur se faza e fundit e regjistrimeve mbyllet në fund të muajit shtator, për t’i dhënë mundësi të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e formimit profesional.
Për drejtorin Ceka, shkollat profesionale janë mundësia e vetme drejt pënësimit të menjëhershëm.
Këtë vit më shumë se 100 nxënës janë pjesë e kësaj shkolle në drejtimin e pyjeve dhe përpunimit të drurit. Në fund të studimit, më të mirët e kësaj shkolle kanë mundësinë e puënsimit në tregun e brendshëm, por jo vetëm të punës.