PËR 9-VJEÇARET Shkolla e mesme profesionale “Kolë Margjini” në Shkodër ka hapur dyert për nxënësit e shkollave 9-vjeçare për të parë atë çfarë ofron kjo shkollë.Ditët e hapura, është një aktivitet i përvitshëm.

Drejtorja e shkollës pyjore Zhuljeta Fresku thotë se ajo shkollë ofron gjithçka për nxënësit. Drejtorja e shkollës pyjore thotë se ata maturantë që kryejnë arsimin parauniversitar aty janë më të aftë se maturantët që dalin nga shkollat e përgjithshme ndërsa thekson se ka një mungesë bashkëpunimi në treg me kompanitë private. Prindërit thotë drejtorja e shkollës pyjore duhet të mendohen mirë se në cilat shkolla i dërgojnë fëmijët e tyre. Shkolla “Kolë Margjini” ofron silvikulturë, shfrytëzim pyjor, florikulturë, mobileri-tapiceri dhe prodhime gjysëm të gatshme, degë këto për të cilat tregu i sotëm ka nevojë për teknikë dhe specialistë.

Artikulli paraprakVJEDHJET, KATËR SHTETAS NË PRANGA NË SHKODËR
Artikulli tjetërZHDUKET PREJ NJË MUAJI 30 VJEÇARI NGA MALËSIA E MADHE