Duhej të ishte një shkollë europiane por është kthyer thuajse në një stallë. Shkolla “Tringë Smajli” në fshatin Grudë e Re është jashtë çdo standarti ndërsa duhen vetëm 5 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor.
Xhamat e shkollës janë të thyera, banjot jashtë çdo kushti, baza materiale e logjistike mungon ashtu siç kjo depozitë uji që pijnë fëmijët është totalisht e ndotur. Prindërit e fëmijëvë kërkojnë përmirësimin e kushteve të shkollës “Tringë Smjali”. Disa herë është ngritur kjo problematikë në shkollën 9-vjeçare “Tringë Smajli” por ende nuk ka asnjë zgjidhje. Në këtë godinë duhet të nisin mësimin rreth 500 nxënës të cilët nuk kanë asnjë lloj kushti.