Instituti “Yunus Emre” ka prezantuar në Shkodër Shkollën Verore të Turqishtes 2018, përmes një aktiviteti i cili bëri të mundur prezantimin e shkollës verore, ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave,
ekspozitë fotografike nga shkollat verore ndër vite dhe një recital i muzikës klasike turke me performacë të instrumentit ud. Shkolla verore është program i pasur arsimor dhe kulturor, të cilin e ofron Instituti Junus Emre për kursistët që mësojnë turqishten të qëndrojnë një muaj në Turqi të shohin dhe të njohin nga afër atë.
Aplikimet për shkollën verore kanë filluar tashmë dhe pritet të zhvillohet nga data 16 korrik deri në datën 12 gushtë 2018.