Kryetari i Parlamentit Ilir Meta tha në se duhet një bashkëpunim konstruktiv për të garantuar cilësinë e reformave.
Në hapjen e shkollës verore europiane, Meta tha se integrimi europian i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm dhe se shkon përtej çdo interesi.
Meta: Dua tju përgëzoj për këtë iniciative që i shërben cilësisë së integrimti të Shqipërisë. Kuvendi është në mbështetje të projekteve të tilla. Duhet të forcojmë meganizmat për kuadrin ligjor për politikat e çështjes së integrimit. Kuvendi është i angazhuar për të bashkëpunuar me grupet e interesit dhe për të ruajtur bazat e shëndosha të një dialogu efikas dhe politik nëpërmjet palëve në interest ë këtij procesi madhor për të gjithë shqiptarë. Çdo çështje që lidhet me integrimin europian shkon përtej çdo interesi apo interesi të ngushtë partiake. Miratimi me konsensus i paketës kushtetuese të reformës në drejtësi në muajin korrik është dëshmia më e qartë që përfaqëson bashkëpunim politik dhe arritje e konsensusit për të garantuar legjitimitetin të procesve të reformave. Në kuadër të kësaj reforme që kemi marrë por edhe për reforma të tjera kryefjala jonë duhet të mbetet bashkëpuniomi konstruktiv dhe dialogu për të garnatuar cilësinë e duhur të reformave. Përsa i takon hapave të mëtejshëm të integrimit në BE dua ta garantoj edhe Këshillin e Integrimit si struktura më e lartë këshillimore për integrimin e ngritur pranë Kuvendit të konsolidojë më tej rolin për të garantuar bashkëpunimin mes forcave politike.