Shkollat e Lezhës kanë probleme me sigurinë, të cilat kërkojnë zgjidhje.Shqetësimi u ngrit nga drejtuesit e insitucioneve arsimore dhe autoritet lokale gjatë një takimi të zgjeruar të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, strukture e cila drejtohet nga Kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ky i fundit tha se po punohet për zbatimin e një projekti për vendosjen e kamerave në të gjitha shkollat, ndërsa të tjere të pranishem vunë theksin tek denoncimi i rasteve të nxënësve që krijojnë incidente.

Prokuroria e Lezhës Denisa Perdja tha se ka një rritje të kriminalitetit me autor të mitur, por ka shumë pak referime të rasteve nga strukturat e institucioneve arsimore.

Duke parë problematiken në shkolla, Drejtori Rajonal i Arsimit Hasan Muça thotë se duket nisur nga muaji janar i vitit që vjen do të ketë shtim të oficereve të sigurisë.

Gjatë takimit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike u kërkua bashkëpunimi i të gjitha insitucioneve për rritjen e sigurisë në shkolla, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që mund të ndodhin.

Artikulli paraprakDEGRADIMI I RRUGËS, BANORËT NË PROTESTË
Artikulli tjetër10-FUTBOLLISTË TË DËMTUAR PARA PARTIZANIT