Me përfundimin e vitit shkollor, në bashkinë Shkodër do të fillojë puna për rikonstruksionin e plotë dhe të pjesshëm të disa shkollave. Drejtori I arsimit në bashkinë Shkodër, Ergys Ivziku thotë se është hartuar plani për rikonstruksionin e plotë të tre shkollave 9 – vjeçare ndërsa pritet miratimi I buxhetit nga Ministria e Arsimit.

Shtatë shkolla të tjera, prej të cilave 3 shkolla të mesme do të kenë ndërhyrje të pjesshëm gjatë verës.

Rikonstruksioni I disa shkollave në territorin e bashkisë Shkodër është një shqetësim I ngritur shpesh nga drejtuesit e këtyre institucioneve, ndërkohë që pritet që përgjatë 2 muajve të verës të përfundojnë rikonstruksionet e parashikuara në planin e bashkisë Shkodër

 

Artikulli paraprakMEDRESEJA PËR MATURANTËT, “HAPA QË SHIHEN, GJURMË QË LIHEN”
Artikulli tjetërBORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA, ULET ME TRE LEKË ÇMIMI I NAFTËS DHE GAZIT