“Shkollat e Shekullit 21” –  Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, Ambasadori Rajonal për Europën, Azinë Qendrore, Turqinë dhe Iranin për “COP26” Sh.T. Z. David Moran, Ambasadori Britanik në Tiranë Sh.T. Z. Alastair King-Smith dhe përfaqësues të Këshillit Britanik në Shqipëri kanë vizituar shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi” në kryeqytet, ku kanë ndjekur nga afër pasionin e nxënësve në projektet e tyre novatore për ndryshimet klimatike.

Ministrja Kushi nënvizon se ka ngelur shumë e impresionuar nga talenti i nxënësve dhe përkushtimi i mësuesve, si dhe shpreh mirënjohjen ndaj Këshillit Britanik në Shqipëri për zhvillimin dhe zbatimin e këtij programi ambicioz.

Sipas saj, “ky program i veçantë ecën në një linjë me objektivat tona për rritjen e aftësive digjitale, zgjidhjen e problemeve përmes kodimit dhe nxitjen e mendimit kritik tek nxënësit tanë”.

“Përdorimi i këtyre aftësive për çështjet që janë problematikat dhe sfidat më të mprehta të kohës, siç janë ndryshimet klimatike apo përdorimi racional i energjive dhe burimeve natyrore është avantazhi më i madh i këtij projekti”, tha ndër të tjera Znj. Kushi.

 

Artikulli paraprakAMBASADORJA E SHBA NË ZONËN KU DO TË NDËRTOHET HEC-I I SKAVICËS: JA CILAT JANË TRI PRIORITETET TONA…
Artikulli tjetërKOSOVA REGJISTRON 4 HUMBJE JETE NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, JA SA RASTE TË REJA SHËNOHEN …