SHKODËR, ENDE ASNJË INFORMACION PËR TEKSTET SHKOLLORE.
Shperndarja e librave shkollore per shkollat 9-vjecare dhe te mesme, megjithese do duhej te fillonte qe me date 25 gusht ende nuk ka filluar.
Per te dyten dite radhazi, Star+ I eshte drejtuar disa shkollave te qytetit te shkodres per te marre informacion ne lidhje me kete ceshtje por ende nuk ka asgje konkrete as nga drejtuesit e shkollave se kur do filloje ky proces.
Materiali mesimor pritet te vije nga Tirana e per kete arsye nuk ka asnje informacion se ne cilen faze ka ndaluar shperndarja e librave, por drejtues prane shkollave bene me dije per star+ se librat ende s’kane ardhur nga Tirana dhe se jane ne pritje te tyre.
Nderkohe nuk dihet me siguri por mendohet se per qytetin e Shkodres do te kete 3 pika te shperndarjes se librave prane shkolles Jordan misja, 28-nentori dhe oso kuka.
Me 22 Gusht, Drejtoria Arsimore Rajonale e Shkodres njoftoi se shperndarja e librave shkollore per Shkodren do te fillonte me 25 gusht.