Kryetari i sindikatës së arsimit në Shkodër Arian Peraj ka hedhur akuza ndaj ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Rama në prag të nisjes së sezonit shkollor.
Peraj pas një deklarate për shtyp tha se kryeministri nxori çështjen e moslejimit të celularëve nga mësuesit dhe nxënësit si e vetmja mënyrë për të larguar vëmendjen nga problemet e thella që ka arsimi.
Peraj hodhi akuza edhe për kontratën kolektivë të nënshkruar nga ministria e arsimit.
Sa i përket gjendjes së vështirë infrastrukturore të disa shkollave në Shkodër që janë përgjegjësi e bashkisë Peraj u shpreh se nuk ka informacion.
Shumë shpejt pritet që sindikata e arsimit në Shkodër të organizohet në protesta të ndryshme përballë drejtorisë rajonale të arsimit.