Me dhjetra fëmijë nga Shkodra vijojnë që të lënë përgjysmë shkollat dhe të emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian për një jetë më të mirë.

Një prej shkollave më të mëdha në Shkodër “Ndre Mjeda” e ka nisur sezoni e ri me një numër më të pakët nxënësish si shkak i emigrimit. Vetëm tek kjo shkollë sipas drejtores Nevila Zhabjaku këtë vit janë afro 30 nxënës që janë larguar. Megjithatë shumë prej tyre pas një viti nga emigrimi rikthehen në Shkodër dhe integrimi i fëmijëve në shkollë nuk është shumë i lehtë. Drejtorja Zhabjaku tregon se rreth 20 nxënës janë rikthyer nga emigrimi. Vitet e fundit në total numri i fëmijëve që kanë lënë shkollat në Shkodër për të emigruar ka shkuar deri në rreth 500 ndërsa shumë prejt tyre duke mos arritur të vendosen në vendet e BE janë rikhyter në qytetin e tyre.

Artikulli paraprakMË NË FUND! ASFALTOHET RRUGA E REÇIT NË M. MADHE
Artikulli tjetërI PARALIZUARI NUK MERR PAGESË, KMCAP-i EPROR “HARRON” TË SHQYRTOJË ÇËSHTJEN