Numri i vdekjeve të shkaktuara nga stuhia ‘Gloria’ mbi Spanjën lindore, e cila shkatërroi vendin për katër ditë, është rritur në dhjetë dhe katër persona rezultojnë të zhdukur.
Stuhia ‘Gloria’ solli reshje të mëdha shiu deri në 150 mm shi mbi Barcelonë dhe Valencia si dhe reshje dëbore në Granada dhe Albacete.
Autoritetet spanjolle kanë lëshuar alarmin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë ku mund të ndeshen me pemë të rrëzuara dhe shembje të pjesëve të ndryshme në banesat e goditura nga erërat.
Bora ka bllokuar qytetet Granada dhe Albacete ku dhjetra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Teksa sot pasdite stuhia e ka ulur fuqinë e saj teksa është duke u zhvendosur në Pirrenejt Franceze dhe në Jug të Francës, autoritetet e vendit kanë ngritur alarmin e kuq për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve.
Në disa zona janë bllokuar autostrada dhe furnizimi me energji elektrike mungon.