Arrin në 102 numri i viktimave nga tërmeti i së premtes në qytetin e Izmirit në Turqi, ndërkohë që janë nxjerrë nga rrënojat mbi 106 persona, deklaroi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum.

Nga ana tjetër janë regjistruar të paktën 962 të plagosur, nga të cilët 219 ndodhen ende në spitale. Toka në Izmir ende nuk gjen qetësi teksa janë shënuar më shumë se 900 pasgoditje prej tërmetit fillestar të mesditës së të premtes.

Ndërkaq janë shkatërruar totalisht 58 ndërtesa, 397 ndërtesa me pak dëmtime dhe 66 ndërtesa me dëme të moderuara. Ndërkohë që për personat e pastrehë po krijohet një qytet kontejner me kapacitet prej 1000 personash në një sipërfaqe prej 46 mijë e 300 metra katrorë në Bayraklı.

Artikulli paraprakMETA E BASHA REAGOJNË PËR SULMIN NË VJENË
Artikulli tjetërRAMA E NIS MËNGJESIN ME ‘THUMBA’ PËR KUNDËRSHTARËT: FRIKA TË BËN TË THUASH BROÇKULLA