Shkon në 297 numri i viktimave të tërmetit të 24 gushtit që goditi Italinë Qëndrore. Vdesin 2 të plagosur.

 

Zyra e Mbrojtjes Civile ka informuar se kanë ndërruar jetë në spital dy të plagosur rëndë nga ky tërmet. Tërmeti i 24 gushtit u ndje në të gjithë Italinë qendrore, duke përfshirë edhe kryeqytetin e Italisë, Romën. Qeveria italiane ka deklaruar se të gjitha zonat e prekura nga tërmeti do të rindërtohen nga e para. Pas tërmetit të 24 gushtit kanë nisur polemikat dhe skandalet.Janë dy çështje në të cilat është përqendruar vëmendja e mediave dhe prokurorive në Rieti dhe Ascoli Piceno: Fondet e antisizmave të lëshuar pas tërmetit të vitit 1997 të shpërndara në projekte të tjera dhe kolaudimet fantazma të ndërtesave që më pas u shembën si pasojë e tërmeit. Në fakt, dy tërmetet e mëdha, ai në zonën e Umbrias në vitin 19997 dhe ai në Akuila në vitin 2009, çuan në provincën e Rietit 84 milionë euro për rikonstruksionin e zonës. Këto para ishin vetëm fillimi i një lumi parash që janë akorduar për të parandaluar dëme të mëdha në rast të fatkeqësive të ngjashme natyrore. Por kjo nuk ndodhi. Dy ura janë dëmtuar rëndë në Amatriçe, pavarësisht se në 2014 u akorduan 611 mijë euro pikërisht për të rikonstruktuar 6 ura në zonë me qëllim rezistencën ndaj termeteve. Para të cilat nuk u harxhuan vetëm sepse provinca e Ritetit nuk arriti të ndante shumën e parave që i takonte nga projekti rajonal. Probleme të ngjashme janë shënuar edhe pas tërmetit të ‘97.

Artikulli paraprakAUSTRIA SIGURON KOSOVEN SE SË SHPEJTI DO TE LIBERALIZOJE VIZAT
Artikulli tjetërGAZETARET RUS,200 EURO GJOBE DHE NDALIM 5 VJET PER TE HYRE NE KOSOVE