Ka shkuar në 41 vetë, bilanci i viktimave në bordin e një avioni të pasagjerëve rus Aeroflot. Piloti i avionit bëri një ulje të emergjente pasi aeroplani kishte marrë zjarr në ajër.

Ngjarja ndodhi në një aeroport të Moskës të dielën. Pamjet televizive treguan aeroplanin duke bërë uljen në aeroportin e Moskës Sheremetyevo me pjesën më të madhe të pjesës së pasme të aeroplanit të përfshirë në flakë.

Dyzet e një vetë u vranë duke përfshirë të paktën dy fëmijë, u cituan hetuesit rusë nga agjencia e lajmeve Interfax. 11 persona të tjerë janë plagosur tha, Dmitry Matveyev, ministri i Shëndetësisë së rajonit të Moskës. Tre u shtruan në spital por nuk ishin në gjendje të rëndë.

Avioni shpalli emergjencë pak pas ngritjes nga aeroporti i Sheremetyevo dhe bëri një ulje emergjente në aeroport pas 27 minutave në ajër.

Artikulli paraprakITALI/ HAPET KLASA E RE, 200 SHQIPTARË DO MËSOJNË GJUHËN AMTARE
Artikulli tjetërSOT SKADON ULTIMATUMI I VUÇIÇIT PËR TAKSËN, KOSOVA NUK ZMBRAPSET