Shkon ne 5 numri i shqiptareve te vene ne pranga ne France per atentatin e Nises, ku humben jeten 86 persona dhe u plagosen 400 te tjere.
Pas ciftit te shqiptareve qe shiten armen e perdorur nga autori, sot jane marre ne pyetje dhe 3 shqiptare te tjere te dyshuar si te lidhur me masakren e 14 korrikut. Tre burra, te cilet sipas mediave franceze jane shqiptare, jane vene ne pranga ne lidhje me atentatin e Nises ku humben jeten 86 persona dhe u plagosen 400 te tjere. Tre personat identiteti i te cileve nuk behet i ditur, dyshohet se kane ndihmuar autorin e atentatit te 14 korrikut te ketij vitit per te gjetur armen. Paraditen e se enjtes, tre shqiptaret jane transferuar ne Paris per tu marre ne pyetje nga hetuesit e antiterrorist. Ende nuk eshte e qarte ne kete stad qe jane hetimet nese te ndaluarlit kishit dijeni per planin e atentatit. Paraprakisht mesohet se tre shqiptaret jane te dyshuar per furnizimin te autorit me nje arme zjarri. “ personat e marre sot ne pyetje I perkasin botes se kriminalitetit dhe jane te perfshire ne ne raste shperndarjesh lendesh narkotike dhe keqberjesh . Personat e marre sot ne pyetje ne Paris jane ndaluar ne fillim te javes ne Nisë. Aktualisht edhe nje cift shqiptaresh te cilet dyshohet se I kane shitur armen autorit te masakres, jane të arrestuar lidhur me atentatin e kryer nga Mohamet Lahuej Bohlel. Deshmite e ciftit shqiptar te arrestuar menjehere pas atentatit qe shkaktoi 86 viktima dhe 400 te plagosur jane kontradiktore , por ende nuk ka te dhena se 6 personat e arrestuar deri me tani, 5 burra dhe 1 grua, te kishin dijeni per planin e tij per te masakruar me nje kamion te madh frigoriferik personat qe kremtonin festen e pavaresise ne bulevardin e anglezeve ne qender te qytetit te Nises.