Shkon për të vjedhur, polici italiani plagos me armë shqiptarin

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në orët e para të ditës së sotme pasi është qëlluar me armë nga një polic italian. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Giugliano, Kaserta, Itali ku shqiptari i identifikuar si Eugen Çami është qëlluar me armë nga një punonjës policie, shkruan SYRI.net. Nga të dhënat e para është mësuar se Çami, bashkë me dy shqiptarë të tjerë kishin shkuar për të vjedhur në banesën e policit kur është qëlluar në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në një zonë me vila ku shqiptarët duket se kishin shkuar për të bërë goditjen e radhës, shkruajnë mediat italiane. Ata ishin diktuar fillimisht nga qeni roje i policit dhe më pas ky i fundit ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur shqiptarin Eugen Çami. Polici pretendon se ndaj tij është qëlluar fillimisht nga shqiptarët dhe më pas ai është përgjigjur, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Artikulli paraprakKAPET FURGONI ME 207 KG DROGË SHQIPTARE, ARRESTOHET SHOFERI
Artikulli tjetërSHQIPTARI QE U KAP ME 50 MIJË EURO KOKAINË MASKOHEJ SI KASAP