Në katedralën “Shën Shtjefni” në Shkodër është kremtuar mesha e shenjtë e të mërkures së përhimtë, dita me të cilën fillon koha e shenjtë e Kreshmëve ose rrugëtimi drejt festës së Pashkës që kulmon me Ringjalljen e Krishtit.
Gjatë predikimit në meshën e shenjtë arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra tha se ne nuk duhet të bëjmë të mira vetëm për t’u dukur.
Agjërimi të mërkuren e përhimtë u shpreh arqipeshkëvi Massafra është për të pastruar mëkatet tek të gjithë besimtarët e krishterë.
Në meshën e shenjtë monsinjor Massafra duke lexuar mesazhin e Papa Françeskun tha se papërmbajtshmëria bën që të shkatërrosh veten dhe botën si shkak i lakmisë.
Liturgjia e Kreshmëve fton besimtarët t’i kthehen dhe të besojnë Ungjillit dhe në të njëjtën kohë të kujtohet se njeriu është pluhur dhe se në pluhur do të kthehet ndaj ecja e Kreshmeve është një falenderim ndaj Zotit dhe shërben për pendesë e lutje për vepra më të mira në shoqëri.