Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë paraqitur dy kërkesa të reja në rektoratin e këtij universiteti. Studentët kërkojnë që të zhvillohen zgjedhje të reja për

Këshillin Studentor sepse ai aktuali nuk përfaqëson interest e tyre dhe kërkesa e dytë është që pikët e krediteve për të kaluar nga viti i dytë në të tretin të ulen nga 30 pikë në 25 pikë.

Studentët thonë se mbi 30% nuk i plotësojnë 30 pikë kredite dhe në këtë mënyrë është e padrejtë që të penalizohen për këtë arsye duke qenë se janë një numër i lartë.

Kërkesat e studentëve që u dorëzuan në rekatoratin e universitetit “Luigj Gurakuqi” pritet që të merren në shqyrtim në mbledhjen e parë që do të ketë senati për të parë nëse do të pranohen apo jo.

Artikulli paraprakDËSHMITARËT RRËFEJNË TMERRIN E 14 JANARIT 1990
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA DE JURE MINISTËR I JASHTËM