Në fshatin Kaç banorët u shprehën të bindur se Kristian Shkreli do të jetë Kryetar i Bashkisë Vau Dejës pasi gëzon mbështetje masive.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli u premtoi atyre se në 4 vitet e ardhshme në fokus të punës së tij do të jetë rrjeti i kanaleve kulluese dhe vaditëse për Kaçën, një fushë sportive dhe rikonstruksion i rrugëve. Shkreli tha se fatkeqësisht disa prej tyre gjatë qeverisjes së PD-së janë të rikonstruktuara në letra por në realitet jo

Ndërkohë takimet vijuan në fshatin Naraç. Banorët atje falenderuan Shkrelin për punën e bërë në këto katër vite, dhe kërkuan nga ai që mandatin e ardhshëm të fokusohët tek rrugë të tjera dytësore për t’u rikonstruktuar.

Rruga kryesore e fshatit, uji për vaditje, rikonstruksioni i shkollës dhe qëndrës shëndetësore kanë përfunduar, por sërish Naraçi do të jetë në vëmendjen e Bashkisë Vau Dejës tha Shkreli përpara banorëve.

Banorët e fshatrave Kaç dhe Naraç i premtuan Shkrelit se do të jenë përkrah tij në 14 maj, për të vijuar investimet në bashkinë Vau Dejës.

Artikulli paraprakBENET BECI: DO PUNOJ FORT PËR NJË SHKODËR, SIÇ ÇDO SHKODRAN E KA NË MENDJE DHE ZEMËR
Artikulli tjetërSPAHIA: BASHKIA SHKODËR E HAPUR PËR TË GJITHË