Në lidhje me aktivitetet dhe përfshirjen e shoqërisë civile në javën Evropiane të Lëvizjes, e cila po zhvillohet në qytetin e Shkodrës

, menaxherja e këtij projekti Eltjana Shkreli, ka dhënë një intervistë për Star Plus, ku ndër të tjera tha se synimi i kësaj jave të mbushur me aktivitete është përfshirja sa më e lartë dhe ndërgjegjësimi qytetar për ngritjen e një sistemi me lëvizje të qëndrueshme. Aktivitetet në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizjes” kanë filluar mëngjesin e së premtes ndërsa do të vijojnë deri më 22 shtator me shtrirje të gjerë në shumë zona të qytetit të Shkodrës. Gjatë kësaj jave, organizatorët kanë synimin të bashkojnë qytetarët nën moton “Lëvizje e mençur, ekonomi e fortë”.

Artikulli paraprakGJENDET NJË TJETËR PJESË E AVIONIT TË ZHDUKUR MH370
Artikulli tjetërMATERNITETI VONOI TË HAPEJ, NËNA HUMB JETËN BASHKË ME FOSHNJEN E SAJ