Bashkëbisedim me banorët e Karmës ishte ndalesa e radhës e Kandidatit të Partisë socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli. Banorët shprehën mbështetje të hapur për Shkrelin si djal I ri, që mban fjalën dhe këto 4 vite ka qënë pranë tyre në cdo problematikë

Shkreli tha se rruga e Komanit është një premtim I cili fale edhe qeverisë shqiptare do të bëhët realitet, ndërsa prioritet mbetet rezervuari si dhe mirëmbajtja e rrugëve brënda fshatit. Më pas Shkreli vijoi takimet ne fshatin Gomsiqe dhe Dush!Banorët thanë se problem kryesor ai I furnizimit me energji elektrike është zgjidhur, ndërsa tashmë mbetet rruga e cila kërkon mirëmbajtje

Shkreli u premtoi banorëve se qeverisja lokale do të jete së bashku me ta, pasi askush më mirë se banorët nuk I njeh problematikat e zonës. Banorët e këtyre fshatrave kërkuan që vota për Kristian Shkrelin të jetë masive në 14 maj.

Artikulli paraprakBECI: MBËSHTETJE TETRAPLEGJIKËVE
Artikulli tjetërSPAHIA: FITORJA E 14 MAJIT NIS NGA SHKODRA