Banorët e fshatit Shkjezë, të njësise Administrative Bushat gjatë një takimi me kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës, Kristian Shkreli i premtuan fitore të thellë në këtë zonë.

Shkreli tha se Bashkia Vau Dejës do vijojë të ketë derën hapur për çdo banorë ndërsa rrugët, kanalet vaditëse dhe cështjet e pronësisë janë prioritet.

Në Ashtë banorët thanë se vota për Kristian Shkrelin është votë për të vijuar punët e nisura gjatë këtij mandati.

Përtej të majtës e të djathtës, Ashta duhët të mendojë për njeriun që do u shërbejë në katër vitet e ardhshme tha Shkreli, ndërsa Bashkia do jetë në shërbim për çdo individ pa dallime partiake.

Banorët e këtyre zonave premtuan se në 14 maj vota do të jetë për Partinë Socialiste dhe Kristian Shkrelin.

Artikulli paraprakGJONI: DO NDALOJMË NDOTJEN NGA FABRIKAT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET NJË 52-VJEÇAR PËR MASHTRIM