Aksioni per mbjelljen e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste ka vijuar në bashkinë Vau Dejës

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se ekipi i tij dhe Partia Socialiste janë pro mjedisit, pro gjelbërimit dhe jetës së shëndetshme, duke refuzuar që të jetojnë mes djegies e shkatërrimit. Këto të fundit tha Shkreli janë modeli që kandidati kundërshtar ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë.

Banorët e Vau Dejësit mirëpritën shtimin e hapësirës së gjelbër në zonën e tyre! Mbjellja e këtyre pemëve tha kandidati Shkreli i paraprin rrugëtimit për më shumë punë të mira në shërbim të komunitetit.

Artikulli paraprakBECI: INFRASTRUKTURA FOKUSI KRYESOR
Artikulli tjetërHILA E NIS FUSHATËN ME STRUKTURAT E PD