Gramoz Ruçi njoftoi sot se Grupi Parlamentar i Partive të Djathta është shkrirë, për shkak se janë larguar prej tij 4 deputetë. “Grupi i partive të djathta është shkrirë, për shkak se ka një numër më të vogël deputetësh sesa është kuorumi, janë larguar prej tij 4 deputetë”, u shpreh Ruçi në Kuvend. Kuvendi e sanksionon se për të krijuar grupe parlamentare kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar.

Grupi përbëhej nga;
Adriatik Alimadhi
Selami Jenishehri
Zef Shtjefni
Kostaq Papa
Koçi Tahiri
Ervis Meço
Ramazan Gjuzi

Artikulli paraprakRRËFIM – 05.12.2019
Artikulli tjetërGROPAT ME UJË TEK “3 HERONJTË” VËSHTIRSOJNË LËVIZJEN