Këtë shtunë në ambjetet e bibliotekës “Marin Barleti” janë promovuar dy vëllimet poetike të autorit Bedri Islami. “Itaka e munguar” e cila I kushtohet Shkodrës ky qytet që I mungon shumë personave dhe

“Vetmi Akujsh” I cili I referohet mallit të të mërguarve për vendin e tyre. Janë skema jetë, balada dhe poezi malli në të cilat autori shfaq qëllimin e tij,

ku njerëzit dhe pse po I largohen vendit të tyre për shkak të rrethanave të ndryshme, me zemër ata janë sërish këtu.

Si shkak të hyrjes në botën e letërsisë autori Islami përmend profesorin Hasan Leka. Ai thote se vellimi poetik “Vetmi Akujsh” do jetë një homazh për të gjithë profesorat dhe personat kontribues në letërsinë Shqipe.

Pjesë e ceremonisë së promovimit ishin miq, familjarë dhe kolegë të autorit , ndër ta dhe shkrimtari I njohur Moikom Zeqo I cili gjatë fjalës së tij thekson absurditetin sesi në qytetin e lirisë, në Shkodër nuk mbahet statuja e mbretëreshës Ilire, Teutës.

Bedri Islami është një shkrimtar mjaft i njohur, ai ka promovuar mjaft libra të dashur për lexuesit. Ndërkohë për disa vite ai ka qenë gazetar i zërit të popullit.

 

 

Artikulli paraprakPËRJETIMET, EMOCIONET DHE KUJTIMET E HAXHIT
Artikulli tjetër15-VJEÇARJA QË PO SHKUND NJË SHTET TË TËRË