Në vazhdën e takimeve të muajit të letërsisë, në shkollën e mesme “Jordan Misja” i ftuar për të diskutuar rreth botimeve të tij ishte shkrimtari Alfred Çapaliku. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë shkrimtari tha se rikthehet në shkollën ku gjysëm shekulli më parë ishte nxënës. Çapaliku tha se ky takim me të rinjtë iu kushtua botimeve dhe figurës të Atë Gjergj Fishtës, një frymëzim për çdo shkrimtar.
Shkrimtari shprehet se ndihet mjaft i kënaqur nga interesi që nxënësit treguan për letërisinë.
Shkrimtari Alfred Çapaliku në fund të takimit i’u dorëzua një certifikatë mirënjohjeje për përcjelljen e mirë të imazhit të gjimnazit “Jordan Misja” si studiues, poet, autor si dhe autor i disa teksteve të këngëve.