Hasan Selimi, një emër shumë i njohur i sistemit të drejtësisë në Shkodër, ka vijuar promovimin e librave të tij artistikë. “Kurorë në qiell” dhe “Tokës i mungon një adresë”, janë librat e 16- të dhe 17- të nga renditja e krijimtarisë së shkrimtarit Selimi.
Në fjalën e tij, Hasan Selimi, duke folur si shkrimtar por edhe pjesë e sistemit të drejtësisë e mik i mediave e gazetarëve, kryefjalë të tij kishte Shkodrën, duke sjellë në vëmendje dy momente të rëndësishme të lidhura me këtë qytet.