Shoqata e shkrimtarëve në Shkodër promovoi dy libra të autorit të ri shkodran Mikel Podja, një emigrant në Itali. Podja librin e parë me titull “E dua Ferrin” ia ka kushtuar shkrimtarit dhe piktorit të ndjerë nga Kelmendi, Pjetër Vukaj duke përmbledhur krijimtarinë e tij në këtë botim. Libri i dytë me poezi “Ti shkëlqen” është i vetë autorit Podja thotë kreu i shoqatës së shkrimtarëve Zija Vukaj duke e cilësuar si një autor të së ardhmes.

Vetë autori i dy librave Podja thotë se për të është një detyrim moral përmbledhja e poezive të të ndjerit Pjetër Vukaj në një botim të cilin e kishte mik të afërt.

Ky shembull i shkrimtarit të ri Podja i cili me shpenzimet e veta botoi librin kushtuar mikut të tij poet që nuk jeton më duhet të jetë një frymëzim për të tjerët.

Dy librat “E dua ferrin” kushtuar Pjetër Vukaj dhe “Ti shkëlqen”, autori Mikel Podja pasuron veprat letrare të shkrimtarëve aktual të Shkodrës.

Artikulli paraprakTIRANA? BRDARIÇ: VLLAZNIA TË SAKRIFIKOJË PËR FITOREN
Artikulli tjetërVLLAZNIA VAJZA 11 PERFORCIME, GATI PËR EUROPËN