“Mbetëm vetëm trima në luftë” është libri i parë i shkrimtarit Ndrek Doda i cili u promovu në Shkodër. Në pjesën e parë libri flet për historinë e Shqipërisë Mesjetare të lashtë dhe ndryshimet e saj gjatë pushtimit Osman ndërsa në pjesën e dytë për historinë e principatës së Mirditës shprehet autori.

Zef Zeka konsulent i librit shprehet se libri trajton temë e cila ka interes për të gjithë shqiptarët.

Shkrimtari Ndrek Doda u lind më 13 nëntor të vitit 1955, në Mnelë të Mirditës. Arsimin 8 vjeçar e kreu në vendlindje, ndërsa arsimin e përgjithshëm në Fierzë. Aktualisht është misionar i pajtimit mbarëkombëtar për qarkun e Shkodrës si dhe kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore “Mirdita”.

Artikulli paraprakZGJEDHJE NË BOSNJE: ASNJË NDRYSHIM NË HORIZONT
Artikulli tjetërPROTESTË, BANORËT E MNELËS: RREZIKOHEMI NGA PËRMBYTJET