Në bibliotekën “Marin Barleti” u organizua takimi i radhës i Festivalit Letrar të Shkodrës. I ftuar ishte shkrimtari Visar Zhiti i cili promovoi librin e tij të fundit “Këpuca e aktorit”. Visar Zhiti shprehet i lumtur që ndodhet në Shkodër për promovimin e librit të tij.Shkrimtari tregon me keqardhje se ka një largim të lexuesve nga libri.
Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit, Visar Zhiti, shtrihet në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj.