Një lokal veror është djegur gjatë natës në zonën bregdetare të Kunes në Shëngjin duke u shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 4:00 minuta të se shtunes dhe zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur për të penguar djegien e plotë pasi gjithçka ka ndodhur vetëm në pak minuta.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por pa saktësuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme ose jo.

Objekti rezulton në pronësi të shtetasit me iniciale G.Ç, por burimet thone se pronari i Dejuro eshte dikush tjeter, qe eshte oficer i policise gjyqesore Lezhe.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka qenë e kujdesshme në deklaratën e saj, duke dhënë informacion vetëm për djegien dhe asnjë detaj më shumë apo dyshimeve mbi shkaqet e rënies së këtij zjarri.

Pronari De Juro dhe dy persona të tjerë janë marrë në pyetje rreth djegies së këtij lokali veror në Kune të Shëngjinit, por ende pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.

 

https://youtu.be/Iz4ZpWZFjfc 

Artikulli paraprak1500 PROTESTUES NGA LEZHA DREJT TIRANËS
Artikulli tjetërEKSPOZITA E KALIGRAFISË, THËNIE TË “YUNUS EMRE”