Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në lagjen Nr.4, ku automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B, 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 12.03.2019, rreth orës 20:00, në lagjen Nr 4 Durrës, automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B., 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”- thuhet në njoftimin e policisë.