Një automjet është përfshirë nga flakët në Tiranë pranë Urës së Tabakëve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme ndërsa zjarrëfikësit dhe forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë dukë vënë në kontroll situatën.

Automjeti i djegur është një Mercedez B Class me targa AA 853 RX.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa nga flakët makina është djegur tërësisht.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë sjellë ngjarjen, por dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakët.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë dhe rrethimin e zonës për të mos lejuar që të ketë incidente të tjera.

Artikulli paraprakMASAKRA PËR BORXHIN 250 MIJË EURO, ARRESTOHET NË LEZHË GENTIAN ELEZI
Artikulli tjetërMAQEDONI, PJESËMARRJE E ULËT NË REFERENDUM