Një dhomë e një banese është shkrumbuar nga flakët në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina në bashkinë Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne. Pronari i banesës Nikolin Gojçi në momentet e rënies së zjarrit nuk ka qenë aty. I zoti i shtëpisë nuk i di ende arsyet e zjarrit në banesën e tij por nga ana tjetër burime pranë repartit zjarrëfikës në Shkodër dyshojnë se ka ardhur nga një shkëndijë elektrike.
Nga ana tjetër zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit të banesës në Hot të Ri. Ndërsa njëra dhomë u dogj plotësisht pjesa tjetër e shtëpisë arriti që të shpëtojë.