Një fabrike mielli në Laç, u shkrumbua nga zjarri, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme të shumta materiale. Flaket u shfaqen rreth orës 11 të mbrëmjes së të hënës, dhe u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin në pronësi të Tonin Locit.
Zjarri i konstatua nga roja i biznesit i cili sinjalizoi menjëherë zjarrikësit e Laçit. Keta të fundit mbërriten brenda një kohe të shpejtë në adresen e dhënë dhe ndërhynë në shuarjen e flakeve. Operacioni zgjati rreth 1 ore, ndersa u shmang rreziku dhe për objektet e tjera përreth fabrikes së miellit.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkendije elektrike, por do jenë veprimet e thelluara hetimore qe do të zbardhin plotësisht ngjarjen. Nga perllogaritjet e bëra rezulton se dëmet e shkaktuara në ketë biznes kapin vleren e 4 milion lekëve të reja.

Artikulli paraprakINDEKSIMI I PENSIONEVE, 50 MIJË PËRFITUES NË SHKODËR
Artikulli tjetërNDRECA: FABRIKAT PO NDOTIN LEZHËN E SHËNGJININ