Tenderimi i pastrimit që jep bashkia Shkodër duhej të përfundonte në fund të vitit të kaluar e megjithatë kur po hymë në stinën e verës ende nuk është konkretizuar asgjë.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve shprehet se ka patur anikimim nga pretendues qoftë në komisionin e prokurimeve publike në Tiranë por edhe në gjykatë duke kërkuar që kjo procedurë të bëhet edhe njëhere.

Ankimimi ka afate ligjore gjë e cila kërkon kohë për rilidhjen e kontratave të reja për pastrimin.

Kryetarja e Bashkisë e pranon se në disa zona situata është shqetësuese për shkak të pranisë së mbetjeve

Gjatë viteve të fundit, janë hartuar disa strategji të ngjashme dhe se është koha të kalohet në veprime konkrete për menaxhimin më të mirë të mbeturinave dhe riciklimin e tyre.

Artikulli paraprakLEZHË, MUNGOJNË HAPËSIRAT PËR VARRE
Artikulli tjetërKRYQI I PUSHTUESVE, ANTITERRORI: TË HETOHEN EDHE TË HUAJT