Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë në transfertë dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Minuta e 25-të ishte deçzive për tanët, që me sulmuesin kavajas Sokol Cikalleshi shënuan nga 11 metërshi i fituar prej Seferit. Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me Baboglo që në minutën e 87-të barazoi ndeshjen për moldavët. Me këtë barazim kuqezinjtë janë zyrtarisht në fazën finale të Euro 2024.

Pas pjesëmarrjes në finalet e “Francë 2016”, Kombëtarja siguron edhe matematikisht pjesëmarrjen në Europianin e dytë. Tanimë mendja e shqiptarëve do jetë më 2 dhjetor, kur hidhet edhe shorti për fazën finale të Europianit. Festa tashmë ka nisur jo vetëm në qytetet shqiptare, me tifozët që kanë stolisur kuqezi çdo ambient dhe makinat kanë nisur xhirot e suksesit.

Artikulli paraprakELVIS PLORI DREJT SHKARKIMIT NGA VLLAZNIA
Artikulli tjetërULJE TEMPERATURASH DHE RESHJE DËBORE NË KËTO ZONA, ZBARDHET DIBRA DHE KORÇA! SI PARASHIKOHET TË JETË MOTI GJATË DITËS SË SOTME