Nje i vrarë dhe tre te plagosur është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit.
Sipas të informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ndërsa policia dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kater punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.
Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik pikërisht nga personi që kishte zaptuar rrugën. Për pasojë nje prej tyre kanë humbur jetën dhe tre jane plagosur.
Autori i ngjarjes Kujtim Koxha eshte larguar menjehere me nje motor.