Shkuan për të vjedhur, shqiptarët gjenden të dehur nga pronari

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje të rëndë. Por, e veçanta e shqiptarëve që grabitën një kasolle peshkimi nuk ishte vetëm vjedhja, por ata u gjetën tërësisht të dehur nga pronari. Shqiptarët kanë marrë një varkë të vogël duke kaluar në ishull ku edhe kishin synim për të grabitur. Ata kanë gjetur pije dhe ushqime në ndërtesën e vogël të ishullit në Piomboni të Ravenna-s. Përveç pijeve alkoolike, shqiptarët kanë konsumuar edhe tri pula. Shqiptarët janë të moshës 20 vjeçare, ndërsa vetëm njëri prej tyre kishte leje të rregullt qëndrimi. Arrestimet e tyre janë vërtetuar nga gjykata, ndërsa seanca gjyqësore do të zhvillohet në nëntor.

Artikulli paraprakEMIGRACIONI NE SHBA,860 PERSONA MARRIN ILEGALISHT SHTETESINE AMERIKANE
Artikulli tjetërMOREN RYSHFET,NDALOHET NJERI PREJ INSPEKTOREVE TE AKU