Shkuan të bënin ski dhe u bllokuan nga bora, 5 të rinjtë ndodhen ende të “mbyllur” në Malësinë e Madhe.
Te rinjtë kanë mundur të flasin me Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë, të cilat janë nisur dhe po marshojnë drejt Razmes, e cila duhet përshkuar rreth 20 km në këmbë.
Njëri prej tyre ka pasur shqetësime shëndetësore por pa rrezik per jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Rreth ores 15.40 jemi lajmeruar nga QOEC Tirane se nje person i quajtur Orlando Gila nga Bajza ndodhet ne gjendje jo te mire shendetesore ne fshatin Fushe – Zeze( mbi Razem)rreth 20 km mbi Razem.Ky person eshte pjese e nje grupi te rinjsh nga Bajza Bashkia M.Madhe te cilet kane shkuar atje per hiking.Personi i semure nga komunikimi me shokun e tij paraqet dobesi ne organizem dhe pamundesi per te levizur.U komunikua me Drejtorine vendore te Policise si dhe me 127.Po pergatiten 2 grupe shpetimi nga forcat e nderhyrjes se shoejte per tu dergur ne vendin e ngjarjes si dhe nje ambulance nga spitali i M.Madhe per ta tranportuar per ti dhene ndihmen mjekesore. Nga komunikimi me vendin ku ndodhet i semuri rezulton se gjendja e tij eshte ne permiresim. Me grupet e gatshme te forcave te nderhyrjes se shpejte eshte derguar edhe nje infermier per ti dhene ndihmen e shpejte ne rast nevoje.