Dy vëllezër janë vënë në pranga për dhunimin e dy policëve bashkiakë në Lezhë.
Blutë e Lezhës kanë arrestuar shtetatit A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

“Arrestimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake” thotë policia.
Incidenti ka ndodhur në Shëngjin, ku punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse.

Gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij, 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakGJYKATAT E APELIT S’KANË GJYQTARË, KLGJ KËRKON NDRYSHIM URGJENT TË LIGJIT
Artikulli tjetërNGACMOI SEKSUALISHT SKOCEZEN, I RIU SHQIPTAR DËNOHET ME BURG DHE FUTET NË LISTËN E ZEZË