Studiuesja Rita Shkurtaj e cila ka edhe një shoqatë në Malësinë e Madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e xhubletës ndjehet krenare për faktin se xhubleta do jetë e mbrojtur nga UNESCO ndërsa tregon se është faktuar se kjo veshje tradicionale e grave në Malësinë e Madhe daton 4500 vite më parë.Shkurtaj tregon edhe sfidat me të cilat është përballur xhubleta në këto 30 vite të tranzicionit.
Xhubleta e cila ndodhet vetëm në shtëpitë e malësoreve është një veshje e cila për shumë vite me radhë nuk pati interesin e duhur. Institucionet u zgjuan për të mbrojtur xhubletën vetëm kur lahuta u shpall si instrument që i përket Serbisë pak vite më parë.
Shkurtaj beson se pavarësisht vështirësive tradita e xhubletës nuk do të humbasë asnjëherë në Malësinë e Madhe.
Prej disa vitesh Rita Shkurtaj është tejet aktive me aktivitete në mënyrë që të rinjtë ta njohin dhe ta përdorin xhubletën ndërsa është gati një projekt që lidh nxënësit e shkollave në Malësinë e Madhe me xhubletën.