Policia vendore e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kir” duke sekuestruar kështu 4.5 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa si dhe armë dhe duke vënë në pranga një shtetas. Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Kolë Gjeloshi.
Policia vendore e Shkodrës bën me dije në njoftimin e saj se shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë finalizuan operacionin e koduar “Kir” duke kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Kolë Gjeloshi 45 vjeç, nga fshatin Kir në Dukagjin.
Arrestimi i tij u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatinKir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4.5 kg kanabis, 2 armë zjarri automatike,
19 kapsolla për lende plasëse, 10 metër fitil zjarrpërcjellës, 10 krehera, 77 fishekë dhe 2 radio marrëse dhënëse. Policia vendore bën të ditur se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Pavarësisht se në zonën malore të Dukagjin ka një rënie të kultivimit të cannabis
sërish ky fenomen vijon të jetë problematik dhe ende zona e Dukagjin nuk ka dalë nga harta si një prej vendeve potencial për kultivimin e cannabisit. Policia ka goditur disa raste këtë vit por edhe vitin e kaluar por sërish tentativat për mbjelljen dhe trafikimin e cannabisit në zonën e Dukagjin është prezente.
https://youtu.be/GZGxTBfW4i4