Në Njësinë Administrative të Shllakut, pjesë e Bashkisë Vau- Dejës, është organizuar për herë të parë “Festa e Geshtenjës”. Është vetëm fillimi i një tradite që shpresohet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani i pranishëm në këtë festë deklaroi se zhvillimi i agroturizmit është fokusi kryesor si dhe investimet në infrastructure.
Kryebashkiaku Babani ka një thirrje për gjithë banorët e Shllakut dhe Temalit që të aplikojnë pranë njësive administrative deri më 7 nëntor për regjistrimin e pronave të tyre.
Organizatori i aktivitetit “Festa e Gështenjës” Mark Gjeka falenderon banorët e Shllakut për mbështetjen ndërsa shpreson që vitin e ardhshëm të ketë një masivitet edhe më të madh në këtë festë që ka për qëllim promovimin e zonës së Shllakut dhe zhvillimin e turizmit atje.
Aktiviteti “Festa e Gështenjës” është mbështetur nga biznesmenë të ndryshëm, me origjinë nga zona e Shllakut, por edhe nga qeverisja vendore. Në Shna Prende të Ukbibajve, janë mbledhur rreth 150 persona.
Kjo festë ka marrë emrin e gështenjës, duke qenë një frut tradicional i zonës, ku janë rreth 400 hektarë pyje me këtë lloj peme që nëse shfrytëzohen siç duhet mund të sjellin të ardhura të konsiderueshme për banorët atje.