Vijon puna per hapjen e rrugeve te bllokuara nga debora ne Njesine Administrative Shllak te Bashkise Vau Dejes .
Situata ne kete zone ka qene mjaft e renduar nga reshjet e dendura te debores dhe temperaturat e uleta te cilat kane sjelle bllokimin e rruges kryesore qe lidh te gjitha fshatrat ku trashesia e bores atje arrin deri ne 1 meter.
Si pasoje e kesaj gjendje Bashkia Vau Dejes , si dhe ndermarrjet e varesise kane qene ne gadishmeri te plote duke punuar pa nderprerje per mbajtjen hapur te rrugeve dhe lehtesimin e levizjes se banoreve .
Perpjekjet e Bashkise Vau Dejes per hapjen e rruges se Njesise Administrative Shllak kane qene maksimale , megjithate per shkak te situates se renduar nga ngricat duhet angazhimi i mjeteve me zinxhire per zhbllokimin e plote te saj .
Per kete Bashkia Vau Dejes po merr te gjitha masat per te vazhduar me tutje derisa situata atje te permiresohet .