Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme edhe në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Rruga që lidh Komanin dhe Shllakun janë të bllokuar për shkak të prezëncës së dëborës. Prej disa ditësh, sipas banorëve askush nuk ka reaguar për situatën e krijuar në këtë njësi administrative duke lënë të izoluar banorët e kësaj zone. Ndërkohe sikur të mos mjaftonte bllokimi i akseve rrugore, dhe izolimi i tyre, sipas banorëve të cilët kanë kontaktuar me Star Plus, behet me dije se prej me shume se 5 ditësh kjo zonë është në errësirë të plotë. Sipas të dhënave që raportohen, kjo situatë përsirëitet cdo stinë dimri dhe askush nuk është kujtuar për përmirësimin e kesaj situate edhe pse apeli ka qënë i vazhdueshem ndaj strukturave te emergjencave civile. Sipas të dhënave pranë Bashkisë Vau Dejës behet me dije, se është kërkuar një mjet borepastruar për të hapur rrugën që lidh Vaun e Dejës me Shllakun por ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga shtabi i emergjencave civile. Apeli i banorëve ëshë i qartë, dhe i drejtpërdrejtë, edhe ato si gjithë të tjerët kërkojnë që të dalin nga izolimi dhe të kënë furnizim me energji elektrike

Artikulli paraprakGRIPI, SUMA: SHUMË RASTE NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR STREHON 4 TË PASTREHË