Një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej.
Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën.
Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën.
‘Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beywatching shkova me vrap te i rrezikuari.
Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beywatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, i cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy.
Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta.
Ishte rreth 40 vjeç, kosovar’, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi I plazhit. Aktualisht personi është jashtë rreziku për jetën. Në ndihmë të vrojtuesit ka shkuar dhe një punonjës i plazhit.
‘Sapo pash situatën shkova në ndihmë të vrojtuesit të plazhit dhe çdo gjë u vu nën kontroll’, thotë një punonjësi. Ndërkohë pushuesit vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre ditor. “Kam 10 ditë që pushoj në këtë plazh. Gjendja u normalizua për 10 minuta’, thotë një plazhiste.
Vetëm qyteti i Vlorës numëron 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve gjatë këtyre dy muajve.Vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe licencohen për dhënien e ndihmës së parë.