Një tragjedi është shmangur në qytetin e Sarandës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka rrezikuar të bie nga kati i nëntë i pallatit më të lartë në qendër të qytetit bregdetar, 15-katësh.

Fëmija 3-vjeçar, i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve, ka dalë në ballkon dhe ka kapërcyer kangjellat. Fëmijë është vënë re rastësisht nga një person në tregun e qytetit, i cili ndodhet ne krahun e pasëm të ndërtesës.
Menjëherë është njoftuar policia, forcat zjarrfikse dhe ambulanca.

Në të njëjtën kohë që dhjetra njerëz ndiqnin me ankth këtë ngjarje, një punonjës i policisë ka arritur të shkojë në banesë dhe së bashku me nënën e fëmijës kanë arritur ta kapin fëmijën dhe të shmangin kështu tragjedinë

Banorët e 15-katëshit, të cilët më se shumti janë me qira, shprehen se verandat në këtë godinë janë shumë të rrezikshme për shkak se kangjellat janë vendosur pothuajse në nivelin zero të ballkonit dhe se ata janë detyruar te vendosin rrjeta për mbrojtjen e fëmijëve.

Artikulli paraprakITALI, I RIU SHQIPTAR KAPET ME HEROINË VLERA 6 MLN EURO
Artikulli tjetërTELEVIZIONI GJERMAN, RTL: SHQIPËRIA, REKOMANDIMI TURISTIK ABSOLUT!